Shqipëria merr masa për të frenuar hyrjen nga Greqia të mụrtajës së bagëtive të imta
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 09 August 2024
Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë njoftuan masa të posaçme për të parandaluar hyrjen e murtajës së bagëtive të imta që ka prekur vendin fqinj.
Shërbimi veterinar shqiptar është në terren në Qarkun e Gjirokastrës me 7 grupe kontrolli i tha Zërit të Amerikës Krenar Veliu, në shërbimin veterinar rajonal.
“Po monitorohen fermat e mëdha të bagëtive të imta dhe sidomos transporti i bagëtive, po kryhen kontrolle për raste të dyshuara dhe deri tani nuk është evidentuar në Shqipëri asnjë rast me murtajën e bagëtive të imta”, tha zoti Veliu.
Ai tha se murtaja e bagëtive të imta (deleve dhe dhive) që është shfaqur në Greqi, së fundmi, është një sëmundje që nuk transmetohet nga bagëtitë tek njerëzit, por dëmton rëndë ekonominë blegtorale.
Sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha dhe bagëtitë e prekura duhet të asgjësohen, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve, tha zoti Veliu.
Sipas burimeve zyrtare grupe monitorimi janë ngritur edhe shërbimet veterinare rajonale në disa qarqe të tjera të vendit si atë të Korçës, Beratit dhe Elbasanit.
Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre.
Më parë në disa zona kufitare janë kryer transporte të paligjshme të bagëtive nga Greqia në Shqipëri dhe nëse ky fenomen vazhdon në brezin kufitar, mund të sjellë, sipas veterinerëve, transferimin e sëmundjes edhe në Shqipëri.
Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore dhe disa mijë bageti të prekura janë asgjësuar nga autoritetet veterinare në disa zona të Greqisë.
Sipas udhëzimit të Bashkimit Europian, kafshët që rezultojnë të prekura duhet të theren.
Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras vendosi këto ditë si në masë parandalimi për të frenuar përhapjen e sëmundjes ndalimin e transportit të dhive dhe deleve në të gjithë Greqinë.
Sëmundja e murtajës së deleve dhe dhive ka qenë endemike për shumë vite në shumë vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku zbatohen programe vaksinimi për ta kontrolluar atë.
Në Evropë, të dhënat zyrtare i referohen rasteve në Gjeorgji në vitin 2016 dhe në Bullgari 2018 ndërsa këtë verë murtaja e bagëtive të imta u shfaq në Rumani dhe më pas edhe në Greqi./VOA
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...