Lajme

Shqipëria “luftë” me mediat| Ministri i Brendshëm kërcënon Policinë: Mos i jepni informata mediave

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 12 January 2020

Si duket Shqipëria sikur rrallë ndonjë vend që e quan vetën demokratik i ka shpallur një lloj lufte mediave.

Kështu, në këtë valle të pashoq ka hyrë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shkruan gazeta inFokus.

Ky ka urdhëruar drejtuesit e Policisë dhe zyrtarët e tjerë që të mos japin më detaje në lidhje me dosjet hetimore.

-Advertisement-

Lleshaj ua ka bërë të qartë zyrtarëve se “nëse urdhri shkelet, atëherë do të ketë procedura disiplinore”.

Sipas ministrit  këto materiale përbëjnë sekret hetimor dhe po skandalizojnë opinion dhe pasqyrimi i punës së Policisë do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera