Lajme

Shqipëria kopjon Kosovën, nga qershori ndalohet importimi i makinave më të vjetra se 10 vjet

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 07 March 2018

Qeveria e Shqipërisë duket e vendosur të ndalojë importin e makinave të përdorura. E parashikuar të fillonte në 1 janar të këtij viti, duket se strategjia e re do të nisë brenda qershorit, shkruan Infokusi.com.

Kush do të blejë një makinë, duhet të bëjë llogaritë mirë këto muaj që kanë mbetur. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se makinat e prodhuara para 10 vitesh nuk do të importohen më. Doganat nuk do të lejojnë më kalimin në vend të këtyre mjeteve.

“Do ndalojmë importimin e makinave, që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin. 166 persona për 100 mijë banorë në Shqipëri, e gjejnë vdekjen nga ndotja e mjedisit, sipas të dhënave të Mbikëqyrjes Globale të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë. Projektligji parashikon që të lejohen të importohen vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër.” – tha ministri Klosi.

-Advertisement-

Një vendim i tillë në Kosovë ka filluar të aplikohet nga një janari i këtij viti./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera