Shqipëria i hap rrugë riverifikimit të zyrtarëve me “certifikatë pastërtie”
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 21 October 2022
Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë riverifikimit të të gjithë personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Pas një seance maratonë – që ka zgjatur rreth 13 orë – Kuvendi ka miratuar në mesnatën e 20 tetorit ndryshimet në ligjin “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Ligji parashikon hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjitha dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri më 2 korrik 1991, që gjenden në Arkivin e Shtetit.
Ndryshimet i mundësojnë çdokujt qasje të plotë.
Aktualisht, edhe pse mundësohet marrja e një kopjeje të dosjes, një pjesë e të dhënave nuk ofrohen të plota.
Ndryshimet janë miratuar me 94 vota për dhe një kundër, pas shtimit të disa amendamenteve të kërkuara nga demokratët opozitarë.
Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Nisma e paraqitur nga Partia Socialiste shfuqizon komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”, që kanë pajisur me ‘certifikatë pastërtie’ zyrtarë të ndryshëm dhe i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e çdo zyrtari.
Ky propozim i është paraqitur Kuvendit pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, bazuar nën dyshimet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Meta është i pajisur me ‘certifikatë pastërtie’.
“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka që thuhet për të në dosjet e ish-Sigurimit duhet të sqarohet”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të duhej të ishte ndërmarrë shumë vite më parë.
“Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju”, ka thënë ai.
Për çka dyshohet Meta?
Sipas Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokun e tij, Filip Talo.
Autoriteti ka kërkuar heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që janë pajisur me ‘certifikatën e pastërtisë’.
Ilir Meta ka mohuar se ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit, dhe i ka cilësuar akuzat, të motivuara politikisht.
Ai ka ngritur kallëzim penal për anëtarët e Autoritetit.
Të tjera
-
Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së k...
-
Vuçiq takoi presidentin e Qipros, tha se ua ka dorëzuar një paketë masash për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur takim me presidentin e Qipro...
-
Osmani takoi Sulltanin Bolkiah, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York...
-
“BE ta trajtojë sa më parë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, s’duhet Rusia ta diktojë zgjerimin”
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, rrëfimi i policit që ishte në detyrë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Propagandë apo lajthitje- Nisin ‘talljet’ për “shtetin bektashi” të Edi Ramës
Shashka që hodhi Edi Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi në rrethi...
-
Nëna e Faton Hajrizit: Na lëndojnë ende thashethemet se është gjallë, unë e pashë trupin e tij, qëndrova gati 1 orë me të
Nëna e Faton Hajrizit ka rrëfyer për kontaktin e fundit me djalin e saj dhe p...
-
Nesër 1 vit nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë, vëllai i tij rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit me të
Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zv...
-
Dy shoferë në Vushtrri gjobiten me nga 500 euro, Policia ua merr pantë shoferët për një vit: Bënin gara shpejtësie
Policia i ka ndëshkuar me nga 500 euro gjobë dhe ua ka marrë patentë shoferët...
-
Komandanti i KFOR dhe diplomatët e vendeve që kanë ushtarë në Kosovë mblidhen në Film City, arsye situata e sigurisë
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga...
-
Rukiqi: Tenderët njëburimor qeveria i ka markë tregtare, Kurti vazhdon ta injorojë këtë korrupsion
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi ka thënë se...
-
Kapet me drọgë në veturë, arrestohet 30 vjeçari nga Kosova
Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Shqipërisë. Ngjarja...