Shqipëria i hap rrugë riverifikimit të zyrtarëve me “certifikatë pastërtie”
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 21 October 2022
Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë riverifikimit të të gjithë personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Pas një seance maratonë – që ka zgjatur rreth 13 orë – Kuvendi ka miratuar në mesnatën e 20 tetorit ndryshimet në ligjin “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Ligji parashikon hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjitha dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri më 2 korrik 1991, që gjenden në Arkivin e Shtetit.
Ndryshimet i mundësojnë çdokujt qasje të plotë.
Aktualisht, edhe pse mundësohet marrja e një kopjeje të dosjes, një pjesë e të dhënave nuk ofrohen të plota.
Ndryshimet janë miratuar me 94 vota për dhe një kundër, pas shtimit të disa amendamenteve të kërkuara nga demokratët opozitarë.
Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Nisma e paraqitur nga Partia Socialiste shfuqizon komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”, që kanë pajisur me ‘certifikatë pastërtie’ zyrtarë të ndryshëm dhe i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e çdo zyrtari.
Ky propozim i është paraqitur Kuvendit pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, bazuar nën dyshimet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Meta është i pajisur me ‘certifikatë pastërtie’.
“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka që thuhet për të në dosjet e ish-Sigurimit duhet të sqarohet”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të duhej të ishte ndërmarrë shumë vite më parë.
“Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju”, ka thënë ai.
Për çka dyshohet Meta?
Sipas Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokun e tij, Filip Talo.
Autoriteti ka kërkuar heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që janë pajisur me ‘certifikatën e pastërtisë’.
Ilir Meta ka mohuar se ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit, dhe i ka cilësuar akuzat, të motivuara politikisht.
Ai ka ngritur kallëzim penal për anëtarët e Autoritetit.
Të tjera
-
Petkovic e sulmon Bislimin: Vjen gjithmonë vetëm në Bruksel, në tavolinë bën sikur i di të gjitha
Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, në një intervistë për TV...
-
Vdẹs Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë në Francë
Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, F...
-
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
Njëzetepesë vjet pas luftës, Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë...
-
Gripi sezonal, IKSHPK del me thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qyteta...
-
Tentoi ta shpëtonte motrën, bie tragjikisht nga dritarja edhe tjetra në Itali
Një tragjedi në Genova të Italisë ka ndodhur në një familje shqiptare. Atj...
-
Musk mund të kthehet në “mollë sherri” mes ShBA-së dhe BE-së
Vendimi i Elon Musk për të biseduar me lideren gjermane të ekstremit të d...
-
Reuters: Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë 4.5 miliardë euro
Mediumi i njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të ene...
-
Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Prizren, ku mbetën të lënduar katër persona
Katër persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur m...
-
Osmani uron Krishtlindjen Ortodokse
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë feste, uroj të gjithë besim...
-
PDK me mbi 1,700 tubime anembanë Kosovës – Hapja zyrtare e fushatës më 11 janar
Prishtinë, 7 janar 2025 – Partia Demokratike e Kosovës (131) ka mbajtur sot n...
-
Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në...
-
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rr...