Lajme

Shqipëria i bashkohet Kosovës, bojkoton ceremoninë e Nobelit për Handken

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 08 December 2019

Kosova paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë të së hënës ku do ti jepet çmimi Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke.

Kjo, pasi ky i fundit është i njohur për mbështetjen ndaj kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq, shkruan gazeta inFokus.

E Kosovës, në këtë vendim, i është bashkuar edhe Shqipëria.

-Advertisement-

Akadamia e Shqipërisë në Suedi, ka njoftuar organizatorët e kësaj ceremonie përmes një letre se nuk do të marrin pjesë në këtë event ,shkruan gazeta inFokus.

Në letrën nga Ambasada thuhet se vendimi është marrë “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes së Peter Handkes për Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera