Sport

Shqipëria humbet nga Polonia në ndeshjen e tensionuar në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 12 October 2021

Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një hap prapa në garën për vendin e dytë që dërgon në zonën Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Shqiptarët kanë pësuar humbje me rezultat 1-0 nga Polonia, në stadiumin e stërmbushur ‘Air Albania’ në Tiranë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Karol Swiderski, i cili realizoi në minutën e 77’.

-Advertisement-

Pas shënimit të këtij goli tifozët shqiptarë hodhën gjësende në drejtim të futbollistëve polak, duke bërë kështu që gjyqtarët ta ndërpresin ndeshjen,

Mirëpo pas disa minutave konsultime, delegatët e kësaj përballje vendosen që ndeshja të vazhdoj dhe tifozët të mos largohen nga tribunat.

Edhe pas vazhdimit të takimit ‘Kuqezinjtë’ nuk arritën ta barazoni rezultatin dhe tanimë ëndrra për kualifikim në botëror duket e vogël.

Pas kësaj humbje Shqipëria renditet e treta në Grupin I me 15 pikë, kurse Polonia ka kaluar në vendin e dytë me 17 sosh.

Ndeshjen e radhës shqiptarët e luajnë në udhëtim te Anglia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera