Lajme

Shqipëria falënderon Kosovën| Mirënjohje për “heronjtë” që ndihmuan pas tërmetit tragjik

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 December 2019

Shqipëria më 26 Nëntor, u godit nga një tërmet shkatërrues prej 6.3 shkallësh.

Nga kjo, të vdekur mbetën 52 persona e mbi 600 të tjerë të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

E për të dhënë ndihmën e tyre, në Shqipëri nga Kosova menjëherë u nisën Ushtria, Policia, KEK-ut, Trepça e institucione tjera.

-Advertisement-

Veç këtyre, pati edhe shumë vullnetarë që veçse shkuan atje për të ndihmuar morën shumë familje që t’i strehojnë në shtëpitë e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Kjo ndihmë vëllazërore pati edhe mirënjohje të veçantë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili erdhi në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”.

Gazeta inFokus, ju sjell momentet kyçe të kësaj ceremonie./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera