Lajme

Shqipëria Etnike, Walker i krahason serbët me Slobodan Milosheviçin

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 15 May 2017

Ish-diplomati amerikan, William Walker, ka thënë se i njeh mirë shqiptarët dhe serbët, duke thënë se zyrtarët e Serbisë kanë të njejtën mënyrë propaganduese si të Slobodan Milosheviçit.

Ai thotë se është keqkuptuar pasi me deklaratën për unitet të shqiptarëve, të thënë në 17-vjetorin e themelimit të AAK-së së Ramush Haradinajt, nuk e mendoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Kur e kam thënë këtë, kam menduar se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, do të ishin shumë më mirë nëse do të punonin bashkë. Unë isha në Maqedoni javën e kaluar dhe shqiptarët atje janë shumë të ndarë. Edhe diaspora shqiptare po ashtu është e ndarë.

-Advertisement-

Mendoj gjithashtu se këtu në Kosovë, komuniteti shqiptar, duhet të lërë anash diferencat politike e të bashkohet”, ka thënë ambasadori Walker në një intervistë për “Klan Kosovën”.

Sipas Walker, udhëheqësit serbë janë munduar të frikësojnë botën me idenë e Shqipërisë Etnike. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera