Lajme

Shqipëria ekstradon një kosovar, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 19 April 2018

Policia shqiptare ka ekstraduar nga Hungaria pas pesë vjetësh nga dënimi, një prej dy kosovarëve që mashtruan me një formë skeme piramidale në vitin 2011.

Sipas burimeve zyrtare është kryer ekstradimi nga Hungaria i Valon Kycykut, 37 vjeç, nga Kosova.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

-Advertisement-

Skema piramidale

Hetimi kishte nisur në vitin 2011 dhe fillimisht u morën të pandehur e janë dënuar me 10 vjet burgim në mungesë, dy shtetasit kosovarë, Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku.

Në atë kohë, Prokuroria kishte ngritur dyshimet për një person të tretë të përfshirë në skemë, por nuk mundi ta evidentonte. Pas hetimeve të kryera, me ndihmesën edhe të Drejtorisë për Marrëdhënie Juridiksionale me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme, u arrit të gjendej se personi i i tretë ishte shtetasi kroat Damir Miserda.

Tre personat akuzohen për “mashtrim” më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda, si edhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”; kanë bindur persona të shumtë për t’u anëtarësuar në shoqërinë “Eurolife”, e cila vepron në shërbim të shoqërisë “Gemak”, subjekte këto të regjistruara në Shkup, Maqedoni.

Në momentin e anëtarësimit, subjektet e dëmtuara kanë paguar secila shumën 2290 euro, e cila shpërndahej te të pandehurit, që kanë përvetësuar shumën 532.163 euro. Duke i premtuar mundësi për ngritjen e biznesit të vogël, tre të akuzuarit u premtonin anëtarëve që, pas trajnimeve të tyre, do të kishin mundësi të siguronin shuma të konsiderueshme parash.

Por, nga hetimi u provua se gjatë seancave “trajnuese”, e vetmja temë që mbahej nga të pandehurit ishte se si të afronin sa më shumë pjesëmarrës në shoqërinë e tyre, të cilët duhej të paguanin 2290 euro për anëtarësim. Kur asnjë nga anëtarët nuk po ndihmohej të ngrinte këtë biznes, ata kallëzuan penalisht në Prokurori tre të akuzuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera