Lajme

Shqipëria e prerë kundër plagjiaturës

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 28 December 2018

Këshilli i Ministrave në Republikën e Shqipërisë miratoi vendimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “VENDIMI PËR KONTROLLIN ANTIPLAGJATURË TË DISERTACIONEVE PËR FITIM E GRADAVE SHKENCORE”.

Ky vendim është hap shumë i rëndësishëm për të siguruar cilësinë dhe integritetin e gradave shkencore.

Ishin studentët, te cilët të parët kërkuan adresimin e problemit të plagjiaturës në mesin e 8 kërkesave që u janë drejtuar Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

-Advertisement-

Një sistem i mirëfilltë anti plagjiaturë në të gjitha nivelet e arsimit, jo vetëm që adreson problemet e punësimit në arsim të lartë dhe meritokracinë por gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së të diplomuarve në vendin tonë dhe rrjedhimisht, zhvillimit ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera