Lajme

Shqipëria e Kosova në një Kuvend, Statovci: Një amanet i dëshmorëve u bë realitet

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 27 November 2022

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka uruar 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë, me ç’rast në Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë pjesëmarrës deputetë edhe nga Kosova.Statovci ka thënë se është bërë realitet që dy Kuvendet të bashkohen në një simbol.

“Dy Kuvendet në një simbol. Sot, një ëndërr e kahershme, një ideal i brezave, një amanet i dëshmorëve u bë realitet. Me motra e vëllezër deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, 28 Nëntorin e bëmë festë kuptimplote e të njëmendtë. Kështu qofshim përherë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera