Lajme

Shqipëria do të japë 1 milion euro ndihmë financiare për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 10 June 2022

Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën 1 milion euro për Ukrainën.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.

-Advertisement-

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera