Shqipëria dhe Rusia përplasen në OKB, përmenden Thaçi e Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 15 June 2022
Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, është përplasur me përfaqësuesin rus, Gennady Kuzmin, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kur ky i fundit përdori sërish akuzat se UÇK ka kryer krime lufte dhe se për këto “krime” është shfrytëzuar edhe territori i Shqipërisë.
“Më lejoni t’u bëj një pyetje kolegëve tanë perëndimorë, të cilëve u pëlqen të spekulojnë për qasjen e përqendruar te viktima. Çfarë mendoni se ndienin të afërmit e njerëzve që ishin shitur në skllavëri ose që i ishin hequr organet kur shikonin “udhëtimet evropiane” dhe “turet politike” të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Dhe si u fut lufta kundër pandëshkueshmërisë në këtë skemë?”, shtroi pyetjen përfaqësuesi rus, të cilës i dha përgjigje ambasadori shqiptar.
Hoxha tha se atë që e tha ai për vendin e tij ka të njëjtën besueshmëri si ato deklarimet e rusëve se nuk ka luftë në Ukrainë, raporton Gazeta Express.
“Kush do ta besonte këtë; se “ukrainasit po vrasin veten” se “po inskenojnë krime të njerëzve të ekzekutuar me duar të lidhura?”, tha ai.
Këtu ai argumentoi me rastin e gjykimit të ish-kryeministrit Haradinaj.
“A duhet të kujtoj se ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe një politikan i shquar, Ramush Haradinaj, i cili u përmend konkretisht, u gjykua dy herë dhe u lirua dy herë nga ndonjë keqpërdorim? Ai nuk u fsheh, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, u vu në dispozicion të drejtësisë, u përball me faktet, u shpall i pafajshëm dhe doli i lirë”.
Në këtë drejtim, Hoxha bëri edhe një pyetje për rusët.
“A do ta bëjnë ushtarët dhe politikanët rusë që kanë faj për krimet dhe agresionin, si dhe krimeve tjera serioze, të njëjtën?”.
Ndërsa, për akuzat se në territorin e Shqipërisë u transplantuan organe për, siç tha përfaqësuesi rus, t’i shitur te “europianët e pasur”, Hoxha e quajti fantazi të rusëve
“Një pikë e fundit, në këtë fazë: Sa i përket akuzave për përfshirjen e Shqipërisë, të përmendura nga delegacioni rus, më duhet të them vetëm se kjo është mbidozë e një fantazie obsesionale”.
Kuzmin kontestoi edhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës që po gjykojnë ish-krerët e UÇK-së.
“Kjo nismë erdhi shumë vonë. Ajo duhet të ishte krijuar rreth 20 vjet më parë. Por edhe tani nuk ngutet me vendime. Për më tepër, mandati i tyre ishte projektuar qëllimisht për të përfshirë shumë zbrazëtira që avokatët mbrojtës i përdorën me shkathtësi. Për shembull, në këtë moment ata po tentojnë të heqin akuzat për “vepra penale të kryera para mesit të vitit 1998 ose pas 10 qershorit 1999 ose të kryera në territorin e Shqipërisë”. Pse kështu? Pse duhet të hiqen akuzat nëse ato janë akuza për krime të kryera në territorin e Shqipërisë? Kush është i interesuar të mbulojë gjurmët shqiptare në industrinë (që ekzistonte në kohën e luftës në Ballkan) të rrëmbimeve të serbëve dhe për t’i marrë ato organe për t’ua shitur më pas individëve të pasur në Europë dhe më gjerë?”.
Ndërkaq, Hoxha kërkoi llogari edhe për krimet e pandëshkuara të kriminelëve serbë të kryera në Kosovë, Bosnje e Kroaci.
“Glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit ose revizionizmi i historisë janë të papranueshme. Ata nuk duhet të kenë vend askund, aq më pak në Ballkanin Perëndimor, pasi çnderojnë kujtimin e mijëra viktimave, të gjenocidit në Srebrenicë, të mizorive në Vukovar apo në Reçak, ata kundërshtojnë vendimet Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe kundërshtojnë vlerat më themelore europiane”.
Hoxha tha se e presin me padurim fazën e apelit për Stanishiqin dhe Simatoviqin, si dhe kërkoi që urdhër-arresti për nacionalistët serbë Petar Jojiq and Vjerica Radeta të ekzekutohet pa vonesa të mëtejshme.
Për këta dy të fundit, gjykata e OKB-së i ka kërkuar Serbisë që t’i arrestojë dhe t’i dërgojë në Hagë në lidhje me disa vepra penale të kryera gjatë gjykimit të Vojislav Seshelit, të cilin e kanë edhe shef partie.
Të tjera
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...
-
Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Supremes
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendim...
-
Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Osl...
-
Aksident në Qafën e Duhlës, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, kon...
-
Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK
Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë sepse ka kanosur një mjek në Klini...
-
Rrahu vajzën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet burri nga Deçani
Është arrestuar një burrë nga Deçani mbrëmjen e së premtes, pasi që dyshohet...