Lajme

Shqipëria dhe Mali i Zi sot mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 27 February 2023

Zhvillohet këtë të hënë (27shkurt) në Podgoricë mbledhja e dytë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar janë nisur tashmë drejt Malit të Zi, ku në orën 10:30 do të priten në një ceremoni mirëseardhje dhe ku do të bëhet prezantimi i dy delegacioneve përpara godinës së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Më pas, në orën 10:45 do të nisë seanca e përbashkët dhe në orën 13:00 do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët, Marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna dhe 9 marrëveshje e memorandume në fushën e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, Kryeministri Rama dhe homologu i tij Dritan Abazoviç, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

-Advertisement-

Marrëveshjet që priten të nënshkruhen më 27 shkurt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi:

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.

(Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera