Shqipëria dhe Kosova të marrin masa ndaj Serbisë për shkak të linjës energjetike
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 08 January 2018
Konfederata e Industrive të Shqipërisë – Konfindustria ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në pune të linjës 400 KW të ndërlidhjes së energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.
Në një komunikatë të lëshuar nga Konfindustria vlerësohet se ky veprim është duke i dhënë natyre të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike.“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e mësipërme”, kërkon Konfindustria.
Konfindustria vlerëson, se masat kundërpërgjegjëse mund të jenë të tipit tregtar dhe ligjor, duke patur parasysh demin financiar, që bllokimi i paarsyeshëm nga Serbia e vënies në punë të linjës 400 KW i shkakton teë dy vendeve.Sipas Konfindustrisë Shqipëria dhe Kosova importojnë nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milionë euro/vit.
Traktatet ndërkombëtare parashikojnë marrjen e masave ndëshkuese si kundërpërgjigje ndaj politikave ekonomike dhe tregtare të pandershme të një vendi.“Investimi për linjën 400 KW ka kushtuar mbi 75milionë euro të kredituara nga Banka Gjermane KFW. Mosvënia në punë jo vetëm i shkakton një dem financiar prej miliona euro/vit, rrezikon sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe pamundëson krijimin e Tregut Rajonal të Energjise.
Njëkohësisht, qëndrimi i Serbisë për linjën e energjisë Shqipëri-Kosovë ka edhe natyrë të qartë kundërshtuese politike ndaj procesit te krijimit te Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor të kërkuar nga BE në Takimet e Berlinit dhe Triestes”, thuhet në komunikatë, transmeton KP.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...