Lajme

Shqipëria dëbon dy diplomat iranian – flet Gent Cakaj

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 15 January 2020

Dy iranian u dëbuan nga Shqipëria, pasi u shpallën non-grata.

E për këtë punë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, shkruan gazeta inFokus.

Cakaj ka thënë që dy diplomatëve iu kërkua largimi i menjëhershëm për shkak të “zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

-Advertisement-

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera