Lajme

Shqipëria çel nesër negociatat me BE

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 18 July 2022

Shqipëria do të mbajë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Delegacioni niset pasditen e sotme dhe do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit. Delegacioni kryesohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.

Takimi i parë pritet që nesër të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

-Advertisement-

Delegacioni i BE-së do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka Presidencën e radhës së BE.

Pjesë e tij do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi./tvklan

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy