Shqipëria çdo vit përfiton rreth 13 milionë euro nga autostrada
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 27 March 2018
Qeveria e Shqipërisë do të përfitojë rreth 13 milionë apo saktësisht 12.316.905 euro çdo vit nga taksa e vendosur për “Rrugën e Kombit”.
Vetëm nga veturat, Shqipëria do të fitojë 8.244.395 euro në vit, nga autobusët 481.308.8 euro ndërsa nga kamionët 3591.202 euro, shkruan Infokusi.com.
E gjatë vitit 2017 në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vermicë, numri i hyrje-daljeve të automjeteve është afër 2 milionë.
Në statistikat e Policisë së Kosovës dërguar Infokusit thuhet se gjatë periudhës 01.01.2017-31.12.2017 në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë dhe dalë 1.851.462 automjete dhe 5.715.831 persona.
Nga to kanë hyrë në Kosovë 85.8687 vetura ndërsa kanë dal 790.192, kanë hyrë 22.787 autobusë ndërsa kanë dal 20187.
Edhe numri i kamionëve nuk është i vogël, gjithsej kanë hyrë 7.4926 ndërsa kanë dal 8.4683.
Që nga e diela ka nisur testimi i pagesës për autostradën. Çdo kosovarë që ia mësyn Shqipërisë me veturë duhet të paguaj edhe 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim.
Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro e ata të rëndë 22.5 euro. E kjo tarifë po del ti sjellë përfitime të mira qeverisë së Shqipërisë.
Aplikimi i tarifës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit ishte parashikuar që në vitin 2016, ndërsa nga e diela, ka nisur testimi i sistemit. Pas dy javësh pritet që të vihet në zbatim edhe pagesa.
Pagesat nga 2.5 euro deri në 22.5 euro për çdo kalim do bëhen në një shesh me dy kahe në afërsi të tunelit të Thirrës.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë qëllimi i kësaj tarife është përmirësimi dhe mirëmbajtja e Autostradës.
“Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit. Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë.
Pavarësish se ky vendim u prit me kritika të mëdha nga qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ministri Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj pa paralajmëruar taksë edhe për autostradën kosovare.
Ai ka thënë se formë të njëjtë do të përdoret edhe në Kosovë ndërsa ende nuk ka asnjë konkrete rreth çmimit që do të vendoset.
Infokusi të hënën ka kontaktuar me shoqatën e eksportueseve të Kosovës dhe me kompanitë që bëjnë barten e udhëtarëve Kosovë-Shqipëri.
Të parët kanë kërcënuar me bojkot të produkteve të Shqipërisë nëse nuk merren masa të menjëhershme ndërsa të dytët kanë thënë se do të vendosin barrikadën në rrugën e kombit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj këtij vendimi.(Agnesa Çitaku)/INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...