Shqipëria blen 1 ton ar
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 20 May 2020
Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019. Banka e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi mori vendim për blerjen e shumës 94 lingota ar (37,600 onz ose rreth 1.05 ton ar). Blerjet për shumën e miratuar të arit monetar u realizuan gradualisht gjatë periudhës qershor – dhjetor 2019.
Gjatë vitit 2019, rezerva valutore bruto, e vlerësuar dhe e raportuar në monedhën euro, është ulur me rreth 36.21 milionë euro, duke regjistruar në fund të muajit dhjetor vlerën 3,359.70 milionë euro, ku përfshihet edhe ari monetar, në një shumë prej 119.34 milionë euro ose 3.6% e totalit.
Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto ishte, USD 20.0%, euro 65.1%, GBP 2.6%, JPY 2.4%; AUD 1.4%; SDR 3.3%; AR 3.6%; RMB 1.8%.
Viti 2019 është karakterizuar sërish nga një luhatshmëri e lartë e nivelit të rezervave të tepërta të bankave të nivelit të dytë pranë Bankës së Shqipërisë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar rezervën bruto paraqiten të grupuara si më poshtë:
1- Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ndikim negativ në shumën 324.23 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
– hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna 176.60 milionë euro; transferta përfshinë shërbimin e borxhit 500.83 milionë euro.
2- Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 65.48 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
-Derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme për veprime që lidhen me kapitalin, etj. 1,944.16 milionë euro;
– Transferta 1,883.34 milionë euro;
-Hyrje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD, etj.) 4.66 milionë euro.
3-Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 184.77 milionë euro, sipas zërave të më poshtë :
-Blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera 157.08 milionë euro:
-Nga bankat e nivelit të dytë 154.60 milionë euro;
-Nga institucione të tjera (në neto) 2.48 milionë euro.
-hyrje nga interesa, kupona, etj. (të llogaritura në bazë cash-i) të krijuara nga investimi i rezervës valutore llogariten në 32.51 milionë euro;
-Shlyerja e detyrimeve të mbetura të Bankës së Shqipërisë ndaj FMN-së 0.27 milionë euro;
-Transferta 4.55 milionë euro.
4-Faktorët e tregut kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 37.77 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
-Luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore kanë ndikuar pozitivisht vlerën e rezervës bruto të raportuar në Eur me 37.46 milionë euro;
-Efekti i rivlerësimit për portofolin, si rrjedhojë e luhatjes së normave të interesit, llogaritet në një vlerë lehtësisht pozitive 0.31 milionë euro. / Monitor
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...