Shqipëria bëhet gati për të përball krizën energjetike
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 09 October 2021
Një ditë pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të dalë sot që të prezantojë një plan masash. Siç ka bërë me dije kreu i qeverisë masat kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.
Prezantimi pritet të bëhet sot, ndërsa ende nuk është dhënë një orar zyrtar. Sakaq, dje në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së qeverisë në kuadër të diskutimit për rritjen e çmimit të energjisë kryeministri Edi Rama është shprehur se të shtunën do të publikohet edhe plani i posaçëm i hartuar në lidhje me menaxhimin e situatës.
Rama është shprehur se për të përballur këtë situatë krize që është e ngjashme me atë të pandemisë dhe ka prekur të gjithë botën ngelet për tu ndjekur vetëm udhëzimet e ekspertëve.
Kreu i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se do të kenë në vëmendje dhe do të ndihmojnë konsumatorët duke filluar nga më i dobëti për të vijuar më pas tek ato që kanë më shumë të ardhura.
Sipas tij çmimet nuk do të ndryshojnë dhe pas kapërcimit të krizës, ndër të tjera ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij vetëm në 2015 janë rritur çmimi i faturës së energjisë elektrike për konsumatorët.
“Ne i kemi përllogaritur të gjitha dhe nesër do të publikohet plani i posaçëm. Ndërkohë nuk mundet të bëjmë tjetër gjë përveç të referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave të vendeve të ndryshme, është një situatë e ngjashme nga aspekti i goditjes me atë të pandemisë ku të gjithë janë të afektuar. Ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim sesi duhet të përballet kjo situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezentë dhe pikun e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty para shfaqjes së krizës.
Ajo që na takon është mbrojtja e konsumatorëve tanë, me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ato më shumë në nevojë dhe duke shkuar lart nga biznesi i vogël tek ato me të ardhura më të larta. rendi është nga më të dobëtit te të fortët. Sjell në vëmendje se e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë është ajo e vitit 2015 kur jemi futur në reformën e energjisë ku çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston.
Diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën. Pensionistë, familje me ndihmë ekonomike marrin nga shteti 30 milionë dollarë çdo vit si kompensim mes çmimit të vjetër dhe të ri. Bëni llogaritë janë disa gjëra që humbasin nga vëmendja”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Kriza, sipas kryeministrit do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai theksoi se çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.

T� tjera
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...



































