Lajme

Shqipëri: Tri viktima dhe mijëra të infektuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 15 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 2163 qytetarë, nga 7.023 testime. Ndërkohë, janë regjistruar 3 viktima, ndërsa 824 persona janë shëruar nga virusi.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 1018, pasura nga Shkodra me 110, Durrësi 95 etj.

Janë 20.409 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tri humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 78-vjeç, një qytetar nga Tirana 82-vjeç, një qytetar nga Durrësi 88-vjeç.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 230.940 raste me koronavirus, 207.266 qytetarë janë shëruar, 20.409 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.265 pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera