Lajme

Shqipëri: Tetë të vdekur dhe 879 raste të reja me COVID 19

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 26 January 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 879 raste të reja me COVID nga 3605 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur jetën 8 pacientë, konkretisht 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç.

Janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera