Lajme

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 20 January 2021

Një kamion i cili transporton disa mallra, ka kaluar nëpër Serbi me mbishkrimin e vendosur “Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”.

Fotografia e bërë nga një kosovarë është shpërndarë në rrjetet sociale.

Një kamion i cili ka qenë duke kaluar nga Beogradi për në një shtet tjetër, është shfaqur me një mbishkrim interesant.

-Advertisement-

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënën më ke djalë”, është mbishkrimi që pronari e ka vendosur mbi kamion. Kjo e ka motivuar një qytetar nga Kosova dhe i ka shkrepur atij një fotografi, të cilën më pas e ka hedhur tek “Marakli t’kerreve”.

Shpesh në Facebook shpërndahen fotografi të ndryshme ku qytetarë shqiptarë kalojnë nga Serbia dhe shfaqin elemente të patriotizmit.

Autostrada e Serbisë që lidhet gati deri në Kosovë, përdoret nga kompani të ndryshme që të bëjnë transportin e mallrave të ndryshme për në shtetet e tjera Europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera