Lajme

Shqipëri, shtohet fluksi i qytetarëve në pikat kufitare me 50%

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 24 December 2017

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me 50%, krahasuar me ditët normale.

Burime nga Policia e Kufirit bëjnë të ditur se në Kapshticë dhe Kakavije rritja është 45-50%, ndërsa në Durrës dhe Vlorë 35-40%.

Ndërsa, fluksi i hyrjeve nga Mali i Zi e Kosova ka rritje deri në 25%. Po aq dhe rruga ajrore nga 20-25% krahasuar me normalen, bën të ditur Policia Kufitare.

-Advertisement-

Kapshtica dhe Kakavija shënojnë fluksin më të madh për shkak të kthimit të qytetareve që jetojnë në Greqi, për të festuar me familjet e tyre. Në ditët në vazhdim pritet që fluksi i hyrjeve të rritet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera