Lajme

Shqipëri, shkarkohet nga detyra prokurorja

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 25 July 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i Shqipërisë ka vendosur ditën e sotme për shkarkim nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

Pas verifikimeve të thelluara nga KPK, u arrit në konkluzionin se Gashi, nuk justifikon pasurinë e saj me burime të ligjshme ligjore dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

-Advertisement-

Gashi nuk ishte e pranishme në seancë. Ajo bojkotoi edhe seancën dëgjimore, transmeton atsh.

Po ashtu ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie. Më herët, ata u pezulluan të dy me vendim të kryeprokurores Arta Marku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera