Lajme

Shqipëri: Pesë viktima dhe 273 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 October 2020

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona, janë regjistruar 273 raste të reja si dhe janë shëruar 44 pacientë me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

-Advertisement-

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra, një 91-vjeçar nga Korça. Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera