Lajme

Shqipëri, nis zbatimi i nismës “dita pa makina”

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 03 April 2022

Ka nisur sot në të gjitha qytetet kryesore të vendit zbatimi i nismës për ditët pa makina.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Turizmit që përcakton që e diela e parë e çdo muaji do jetë ditë pa makina, në qytetet kryesore, kryesisht në ato qendër qarku, gjatë ditës së sotme ka pasur kufizim të lëvizjes së mjeteve.

Në Tiranë është ndaluar qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe një segment të rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa në rrethe janë bllokuar kryesisht rrugët kryesore.

-Advertisement-

Ndalimi i lëvizjes së automjeteve ka nisur në orën 09:00 të paradites dhe do të vijojë deri në orën 15:00.

Nisma synon reduktojë shpenzimet për karburantin e makinave, por edhe një mjedis më të pastër./tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera