Lajme

Shqipëri-Kosovë në Kuvend për 110-vjetorin e Pavarësisë, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 27 November 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka foluar para mbledhjes së parë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Edhe në këtë ditë Berisha ka kritikuar kryeministrin aktual të Shqipërisë për tallje me Kosovën.

“Do të doja të kishit një stendë të zezë ku të vendosessih personalitetet antikombëtare të tipit, Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vëllahut të Vuçiçit që i thotë ky për të tall kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjitha dritëhijet e saj. Faleminderit për punën që keni bërë,” u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera