Shqipëri, komisionerët kanë frikë, nuk shkojnë në trajnime
Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 12 Qershor 2017
Sallë në Pallatin e Kongreseve duhet të ishte plot. Kanë nisur trajnimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Por, trajnuesit, shumica punonjës të administratës shtetërore kanë bojkotuar.Arsyeja është se nuk marrin dot lejë në vendin e punës. Rregullat e forta për të ndalur pjesëmarrjen e administratës në fushatë gjatë orarit zyrtar kanë penalizuar edhe administratën e organizimit të zgjedhjeve. Përfaqësuesit e KQZ-së thonë se nëse nuk gjendet zgjidhje, situata mund të rëndohet kur duhet të nisin punën komisionerët.
Në ditën e parë trajnimi bëhej për Tiranën, Durrësin, Kukësin dhe Elbasanit dhe në sallë ishin të pranishëm 40 trajnues, prej të cilëve 10 ishin të rinj.
Kjo është një orë normale trajnimi, ku përfaqësuesja e KQZ jep udhëzimet për trajnuesit, duke nisur nga vulat, fletët e votimit dhe kutitë me materialet zgjedhore.Në orët e pasdites 16:00-19:00,pritet që të ketë një numër më të lartë pjesëmarrësish, pasi janë orët pas orarit zyrtar të punës.
Kryetari i KQZ, Klement Zguri thotë se shqetësimi i ngritur për mungesën e komisionerëve në trajnim, rrezikon të gjithë procesin, shkruan Tch.“Shqetësimi erdhi në të gjitha nivelet. Ankimet i bënë përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore. Bëhej fjalë për të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje me ndarjen ministra teknikë po apo jo. Në mënyrë absolute.
Ne nuk kemi një database të tillë se ku punojnë ata, pra komisionerët, ata kanë disa kritere në momentin kur propozohen nga subjektet zgjedhore si anëtarë komisionesh. Shqetësimi ishte në parim. Ishte i vërtetë sepse u ngrit nga përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore, për sa kohë është ngritur nga vetë komisionerët që vetë e ndjejnë frikën dhe pasigurinë që mund të shfaqet në vendet ku ato punojnë, por nuk ka lidhje fare me ministri përkatëse.
Është i gjithë territori, janë punonjës bashkie, punonjës të ndërmarrjeve lokale”, tha Klement Zguri, kryetar i KQZ-së.Zguri thotë se KQZ dhe vetë komisionerët në këtë rast, kanë një tjetër sfidë përveç lejeve nga drejtoritë dhe institucionet përkatëse:“Shqetësimi mban mbi vete edhe sfidën e kohës.
Në një periudhë normale komisionet ndërtoheshin në 90 ditë para datës së zgjedhjeve, tashmë e dimë, koha nuk është aleati jonë, përkundrazi, kanë mbetur vetëm 20 ditë larg zgjedhjeve, momenti kur vendimi u mor. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i trajnuar që ata të jenë të aftë profesionalisht për të administruar një proces zgjedhor”, thotë Zguri.
Por çfarë do të ndodhë në qoftë se edhe këto zgjedhje do të shoqërohen nga problematika e zakonshme, ndërrimi i komisionerëve në momentin e fundit?“I është lënë këtyre një e drejtë ndoshta e shtuar, që mund të bëjnë lëvizje ndoshta edhe në momentet e fundit, gjë që ndikon në një farë mënyre në proces, sidomos në momentet e numërimit të votave ku procedurat që janë krejt teknike për shkak të politizimit dhe interesave që shfaqen dukshëm, komisionerët ndërrohen ose janë të intimiduar të marrin vendime sipas porosive politike.
Kjo nuk është korrekte. Ky është një problem që do të duhet të ngrihet në Kuvendin e Shqipërisë. Besoj se është shumë e arsyeshme qe komisionet “Ad Hoc” që do të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për fushat që ato do të vlerësojnë, shpresoj që një nga pikat të jetë kjo”.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...































