Lajme

Shqipëri: Ja kush janë punonjësit e tatimeve që shiten të dhënat personale

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 07 January 2022

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë personat që shitën dhe blenë të dhënat e 650 mijë qytetarëve shqiptarë, mëson gazetarja Anila Hoxha.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se skandali i pagave ndodhi si pasojë e shitjes së të dhënave personale nga dy punonjës të Tatimeve, specialistë IT tashmë të arrestuar, te palë të tjera edhe këta nën pranga.

Dy prej tyre, sipas Imeraj, kanë qenë punonjës IT-je pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

-Advertisement-

Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon mësohet se shtetësia e dyshuar Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me 20 korrik 2020, në pozicionin e specialistit të IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në datë 22.12.2021. Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me këtë fakt siç rezulton edhe nga aktet, e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muça të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i userit nga i cili kanë dal këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Nga shtetësja Eni Qirjako është kërkuar ndryshimi i userit me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.

Nga hetimet është konstatuar se pas këqyrjes se e-mailit të punës së specialistës së IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021. Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës [email protected] në adresën e [email protected] . Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin wetransfer.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT-së në sektorin e rrjetit dhe insfrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Gazetarja Hoxha, duke i referuar dosjes hetimore, tregon se nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga kolegia e saj, të nxjerra nga databaza e “SISTEMIT CATS”.

Në dosje tregohet se Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota. Këtij të fundit ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20.000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara.

“Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte me e-maili në programin wetresfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD dhe ja ka përcjellë dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit, Klodian Sota”, citohet nga dosja hetimore.

Kreu i Prokurorisë së Tiranës vuri theksin te dy arrestimet e tjera, të cilët janë punonjës të subjekteve private.

Pra, dy punonjësit e sektorit privat, në fushën e përmbarimit, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi i blinin dorazi të dhënat nga dy punonjësit e instituticioneve publike për 20 deri në 30 mijë lekë për secilin transferim.

“Policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësine provës materiale në banesën e Sotës një “Hard Disk” të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “sistemit cats”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke ia dhënë shtetasit Endrit Ikonomi, kundrejt një shpërblimi prej 20.000 deri në 30.000 lekë”, thuhet në dosje.

Personat e akuzuar:

Eni Qirjako e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Andi Agaraj i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

Klodian Sota i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Endri Ikonomi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b i K.Penal.

Sekuestro

Prokuroria e Tiranës do të vendoste të enjten e 23 dhjetorit sekuestron mbi serverin e AKSHI-t.

Kjo, pas publikimit të listave me të dhëna të ndjeshme të qytetarëve – ku pasqyrohen pagat dhe të dhënat e tyre personale.

Prokuroria e Tiranës do të niste zyrtarisht të mërkurën e 22 dhjetorit një hetim mbi të dhënat e publikuara.

Ndërtimi i ngjarjes

Të mërkurën e 22 dhjetorit u publikuan pagat për muajin janar 2021.

Vetëm një ditë më pas, ndërkohë që kryeministri Edi Rama po jepte shpjegime mbi rrjedhjen e të dhënave, u publikua lista e pagave të muajit prill 2021, për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat.

Por, pavarësisht kërkimit të faljes publike nga kreu i Qeverisë, duke se çështja vijoi të rëndohet, ku rrjedhja e të dhënave bëhej edhe më e madhe dhe indiciet parakrake, aludonin se edhe pagat e muajve të tjerë mund të jenë në qarkullim.

Të dhënat e para qarkulluan në rrjetin Whatsapp si dokument, të dytat qarkulluan nëpërmjet një linku në rrjetin e shpërndarjes WeTransfer.

Një detaj tjetër i listës, është fakti se këtë herë, të publikuar, janë edhe numrat e telefonave të qytetarëve. Ata janë të vendosur në një faqe më vete, së bashku me datëlindjet dhe vendlindjen e tyre./TCH/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera