Lajme

Shqipëri: 21 vdekje dhe 952 infektime të reja 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 01 March 2021

Në Shqipëri 24 orët e fundit u regjistruan 21 vdekje dhe 952 infektime të reja. 122 persona ndërruan jetë në 7 ditët e fundit, ndërsa një javë më parë 110 vetë.

Virusi është përhapur në gjithë vendin, por qytetet më shumë të prekura janë Tirana, Vlora, Durrësi, Kruja, Fieri, Elbasani, Lushnja, Shkodra, Gjirokastra, Korça, Berati, Kavaja, Kurbini, Tepelena, Përmeti.

Në spitalet COVID po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, prej tyre 14 pacientë të intubuar.

-Advertisement-

Në 11 muaj janë regjistruar 1 mijë e 796 të vdekur dhe mbi 107 mijë të infektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera