Lajme

Shqipe Selimi me mesazh para vendimit në Hagë: “Betejë pas beteje, të bindur për fitoren në fund”

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 15 September 2026

Deputetja Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka publikuar një mesazh të shkurtër në prag të zhvillimeve të rëndësishme në procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selimi ka shprehur bindjen në një përfundim pozitiv të betejës së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar Selimi.

-Advertisement-

Postimin ajo e ka përmbyllur me inicialet “RS’10”.

Nesër pritet të merret vendimi në procesin ndaj Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy