Lajme

Shqipe Selimi: Ekspozita e Rexhës, emocionuese se ku janë realizuar këto piktura

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 25 November 2022

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka folur rreth punës dhe ekspozitës personale të bashkëshortit të saj.

Ajo tha se ekspozita e Rexhep Selimit e titulluar “Në garë me botën gri”, përmban 110 piktura që sipas saj janë bërë për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Në një mënyrë, kjo është ta shënojmë si datë edhe 28 nëntorin, daljen publike të UÇK-së, ku dihet se Rexha ka qenë protagonist me shokët e vetë në daljen publike dhe kështu, Rexha të jetë prezent me këtë ekspozitë për këtë 28 nëntor”.

-Advertisement-

“E falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët e kanë mundësuar dhe kanë qenë mbështetësit kryesor që kjo ekspozitë të realizohet sot”, është shprehur ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tregoi edhe shtytjen që Rexhepi e ka marrë prej saj, ku tha se gjatë vizitave tek ai në Hagë, gjatë shkuarjes nga Kosova i ka çuar pëlhura dhe kur është kthyer i ka marrë të pikturuara.

“Emocionuese është për faktin se ku janë realizuar dhe koha kur po realizohen është emocionuese. Por, ai emocion po përkthehet në bukuri, këto piktura janë aq të bukura saqë ndoshta, koha që është atje, ai po e tregon emocionin e vetë në këto piktura dhe po tregon sesa vullnet ka për jetën”, është shprehur Selimi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo dha edhe detaje mbi shëndetin e 10-shit të UÇK-së, për të cilin tha se bashkë me shokët e tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Rexha është shumë mirë me shëndet, është i fortë e kreativ. Nuk e merr afër zemrës se është në një vend të caktuar dhe duhet të vuaj, por përkundrazi. Janë duke u përballur me një padrejtësi të momentit, që shpresojmë të kaloj sa më shpejtë për të e shokët e tij”, është shprehu ajo, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera