Shqipe Pantina: Premtimi për 12 ministri ishte propagandë, numri u rrit për interesa partiake
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 02 February 2020
Tashmë përfundoi edhe një prej çështjeve më të përfolura muajve të fundit, marrëveshja mes Vetëvendosjes e LDK-së.
Kjo u bë pas katër muajve prej që përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, shkruan gazeta inFokus.
E për dallim prej premtimeve për 12 ministri, marrëveshja thotë që ato do të jenë gjithsej 15.
Por, se Qeveria do duhej të kishte po këtë numër, ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, po thotë se e kishte thënë kohë më parë.
“Sa i përket numrit te ministrive deklarimi se do e ulin numrin e tyre ne 12 ka qene i pa matur dhe vetëm propagande”.
“Unë edhe me herët kam deklaruar se qeveria duhet ti ketë 15 ministri, zëvendëskryeministër duhet te jete njeri nga ministrat dhe nuk ka nevojë qe secila ministri me i pas dy zëvendësministra, dhe gjithsesi duhet te ulet numri i këshilltareve politik. Por reforma e vërtet ka të bëjë me riorganizimin e agjencive disa prej te cilave duhet te shuhen fare. Megjithatë sfida kryesore do jete te stafi civil i ministrive qe shuhen. Nga deklarimet e deritashme është pare qe dy partitë nuk kanë plan se si ta bëjnë ketë sepse shtimi i numrit te ministrive u be për qëllime kryekëput politike për te akomoduar interesa partiake por jo bazuar ne program te cilin nuk e kemi pare ende”, ka thënë Pantina për Gazeta inFokus.
Në një intervistë të Pantinës për gazetën inFokus, thotë që është mirë që u pajtuan të dy partitë, por që tash janë ulur pritjet se mund të bëhen ndryshime të mëdha.
“Është mire qe me ne fund dy partitë u pajtuan për krijimin e qeverise ndonëse atmosfera e krijuar sidomos ketë muajin e fundit pas konstituimit te Kuvendit përveç shijes se keqe ka ule edhe pritjet se qeveria e ardhshme mund te beje ndryshime thelbësore ne te mire te vendit”.
Por, Pantina thotë që në Qeverinë e re do të dëshironte të shihte më shumë gra se burra, pasi të dy partitë kanë kuadro që do të ishin më të suksesshme se sa burrat, shkruan gazeta inFokus.
“Ndërsa sa i takon ndarjes se posteve, shkarkimeve, dorëheqjeve apo emërimeve është çështje e dy partive se si e shohin bashkëqeverisjen. E gjithë zhurma është bere për poste prandaj ka qene e pritshme se do jete edhe te tille qe do mbeten te pakënaqur. Ajo çka do doja te shihja ne qeverinë e ardhshme është me shume gra dhe unë besoj se ne te dy partitë ka gra qe do e bënin punën me mire se burrat”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...