Lajme

Hoxhaj akuzon Kurtin se e izoloi Kosovën dhe e la pa asnjë aleat në rajon

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 30 August 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po vlerëson se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e kanë kthyer Kosovën në një shtet pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon.

Ai ka vlerësuar se izolimi që i është bërë Kosovës vjen si pasojë e një qeverie pasive dhe të paditur në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtëra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi”.

-Advertisement-

Hoxhaj thekson se Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerr vendin nga izolimi.

“Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera