Lajme

SHQETËSUESE: Rritet numri i grave të prekura me kancer në gji, duhet ta dëgjoni patjetër këtë informacion nga Onkologia

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 02 October 2024

Përhapja e kancerit të gjirit në Kosovë ndër vite është duke u rritur, e këtë e pohon edhe Dr. Vildana Goga në emisionin DoktorPlus.

Goga thotë se ka rritje të statistikave nga viti i kaluar por që numri mund të jetë ende më i madh deri në fund të vitit.

“Duke llogaritur statistikat ndër vite, ka rritje sa i përketë numrit të sëmurëve të kancerit të gjirit, vitin e kaluar janë regjistruar diku 453 raste të reja në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa këtë vit deri në këtë muaj ka arritur po ky numër, deri në fund të vitit dikun numri i rasteve të reja do të jëtë 500 gra.”, u shpreh Goga.

-Advertisement-

Tutje ajo shtoi se shenjat e kancerit të gjirit tek gratë janë të dukshme.

“Janë shenja të dukshme kur janë në fazën që paraqiten shenjat në gji, ndërsa janë shenja të shumëta duke filluar nga struktura e gjirit, ndryshimi në lëkuren e gjirit, në madhësi, skuqje në tërësi , potencimi i venave në gji, mandej mund të këtë ndryshime edhe në majen e gjirit.”, tha Goga për emisionin DoktorPlus.

 

Më posht mund të shihni emisionin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera