Shqetësuese: Raste të shumta të dhunës në familje, fundviti i gjen burrat e Kosovës të dhunshëm
Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 05 December 2019
Jemi në përfundim të dekadës së dytë së shekullit 21, dhe dhuna në familje po vazhdon të jetë një problem shqetësues në Kosovë.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë në Kosovë janë regjistruar mbi 600 raste të dhunës në familje, kurse në vitin e kaluar kanë qenë mbi 1500 raste.
Sipas raporteve policore, vetëm në katër ditët e parë të muajit dhjetor janë 12 raste.
Në një tryezë të organizuar nga Zyra e koordinatorit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, gjatë ditës së djeshme, u prezantuan të dhënat për evidentimin e dhunës, ku u theksua se viktimave duhet t’u ofrohen ndihmë dhe përkrahje.
Annette Fath Lihic, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që t’i mbrojnë viktimat e dhunës në familje dhe të dënohen ata që kryejnë vepra të tilla.
“Dhuna në familje është e shprehur gjithandej jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë botën. Nevoja për drejtësi është e madhe për viktimat e dhunës në familje. Viktimat duhet të jenë në fokus. Ata duhet të ndjejnë që nuk janë vetëm.
Mosndëshkimi i atyre që kryejnë dhunë në familje shumë shpesh është një realitet. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi, por viktimat e dhunës në familje në veçanti”, ka thënë ajo.
Më poshtë keni rastet e dhunës në familje gjatë muajit dhjetor:
Fsh. Remnik, Viti 04.12.2019 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Fushë Kosovë 04.12.2019 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi për pesë muaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.
Prizren 03.12.2019, 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nen ndikim te alkoolit ia kishte vënë flakën shtëpisë së tij. Për veç dëmeve materiale , nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.
Podujevë 02.12.2019 – 08:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan Nëntor – 2019. Me 02.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Viti 02.12.2019 – 21:10. Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policore.
Mamushë 30.11.2019 – 09:30. Me 02.12.2019 viktima femër K-Turke ka raportuar se me datën 30.11.2019 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Turk. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.
Gjakovë 02.12.2019 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Egjiptiane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 02.12.2019 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vëllait të tij viktimën femër K-Rome, ka thyer xhamat e shtëpisë së tyre. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 01.12.2019 – 10:30. Viktima femër K-Ashkalike ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 01.12.2019 – 18:00. Viktima femër K/shqiptare ka raportuar se qe një kohë të gjatë është duke u keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull K/shqiptar me të cilin kishte bashkëjetuar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin, i dyshuari gjendet në arrati.
Prizren 01.12.2019 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka sulmuar fizikisht viktimën, femër K/Shqiptare. I dyshuari është përsëritës i këtyre veprave dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...