Lajme

Shqetësuese| Po rritet përdorimi i kokainës

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 08 June 2018

Kokaina është droga stimuluese më e zakonshme e përdorur në Evropë. Rreth 2.3 milion të rinj të moshës 15-34 vjeç e kanë përdorur atë në vitin e fundit.

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) ka publikuar raportin vjetor të drogave të vitit 2018, ku shpreh shqetësimin për rishfaqjen e kokainës në një treg dinamik të narkotikëve në Europë. Ka evidenca të rritjes së disponueshmërisë së kokainës, thekson raporti, i cili ka marrë në shqyrtim 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe Turqinë e Norvegjinë.

Disponueshmëria e narkotikëve është e lartë dhe në disa zona duket se po rritet. Të dhënat e fundit tregojnë se në Europë (BE-28, Turqia dhe Norvegjia) u raportuan në vitin 2016 mbi 1 milion kapje të drogave ilegale. Mbi 92 milionë të rritur në BE (15–64 vjeç) kanë provuar një drogë të paligjshme përgjatë jetës së tyre dhe një numër i vlerësuar prej 1.3 milionë njerëzish kanë marrë trajtim për përdorim të paligjshëm të drogave në 2016 (BE-28).

-Advertisement-

Dimitris Avramopoulos, Komisioner Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, thotë: “Ne po shohim prodhim më të lartë të drogës dhe disponueshmërisë së tij në Evropë sot. Për më tepër, tregu i paligjshëm i drogës është shumë dinamik dhe i adaptueshëm – prandaj edhe më i rrezikshëm. Nëse duam të qëndrojmë përpara lojës, përpjekjet tona duhet të përqendrohen në ndërtimin e elasticitetit dhe reagimit, sidomos për shkak të rritjes së rëndësisë së tregut online dhe zhvillimit të llojeve të reja të drogës. Me rregullat e reja mbi substancat e reja psikoaktive që hyjnë në fuqi deri në fund të vitit, Evropa do të pajiset me mjete shtesë dhe më të fuqishme për të trajtuar më mirë këto sfida dhe për të mbrojtur më mirë qytetarët evropianë kundër drogave të rrezikshme”.

Sipas këtij raporti, kokaina është droga stimuluese më e zakonshme e përdorur në Evropë. Rreth 2.3 milion të rinj (15-34 vjeç) e kanë përdorur atë në vitin e fundit (BE-28). Në sfondin e shenjave të rritjes së kultivimit dhe prodhimit të kokainës në Amerikën Latine, analiza konfirmon se tregu i kokainës në Evropë është i lartë, me indikatorët, që tregojnë tashmë rritjen e disponueshmërisë së drogës në një numër vendesh. Megjithëse çmimi i kokainës mbeti i qëndrueshëm, pastërtia e saj në përdorimin në rrugë arriti nivelin më të lartë në një dekadë në 2016. Numri i konfiskimeve të kokainës është rritur gjithashtu. Rreth 98 000 konfiskime të drogës janë raportuar në BE në vitin 2016 (90,000 në 2015), duke arritur në 70.9 ton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera