Lajme

Shqetësuese: Pesë gra rrahen nga burrat dhe një dhunohet seksualisht në 24 –orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 11 May 2021

Një grua është dhunuar të hënën në Fushë Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

 “Fashti Bresje, Fushe Kosovë, 10.05.2021-12:20. Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

-Advertisement-

E një grua tjetër në Gjakovë është rrahur fizikisht nga burri i saj, aq sa i ishte dashur të kërkonte ndihmë mjekësore.

Për shkak të keqtrajtimi fizik nga bashkëshorti ajo ka marrë foshnjë dhe është larguar nga familja e tij.

 “Gjakovë 10.05.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

E këto nuk janë rastet e vetme të raportuar në Policin e Kosovës.

Edhe katër gra të tjera janë dhunuar nga burrat tyre në 24-orëvt e fundit.

Në komunën e Mitrovicës, Suharekës, Prishtinës dhe Garqancë raportohet se burrat kanë rrahur gratë e tyre.

Më poshtë gjeni edhe katër rastet e tjera të raportuar në Polici./Gazeta Infokus/

Mitrovicë Jugu, 10.05.2021-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuar është liruar ne procedure te rregullt.

Fsh. Studenqan, Suharekë 10.05.2021-14:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, por i dyshuari për shkak se kishte pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

DHUNË FAMILJARE

  • Prishtinë 10.05.2021-04:45. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se në familjen e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte shkaktuar dëme në shtëpi duke demoluar orenditë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në Neuropsikiatri për kontroll mjekësore dhe të konstatohet gjendja e tij shëndetësore. Rasti vazhdon të hetohet.
  • Graqanicë, 09.05.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim te alkoolit ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera