Lajme

Shqetësuese: Në Kosovë me të madhe po qarkullojnë para të falsifikuara, ja dëshmia

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 09 April 2021

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast falsifikim të parave në Prishtinë.

Sipas raportit thuhet se ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton” , ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500=11.500€ ).

Rasti vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

Ndryshe ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta të falsifikimit të parave në Kosovë, policia është duke vazhduar me hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera