Lajme

Shqetësuese çfarë dhune u shkaktuan burrat grave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 21 October 2021

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici, të cilat janë shkaktuar nga burrat, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Lipjan, Graçanicë, Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Gjakovë.

Në Prishtinë është raportuar se një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Lipjan. Personi me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë një burrë nën ndikim e alkoolit ka fyer dhe maltretuar gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Në Pejë janë arrestuar dy burra pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

“Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Gazeta Infokus.

Gjithashtu në Pejë është arrestuar edhe një person tjetër pasi që njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje

Në Rahovec një grua shtetase e Shqipërisë, ka raportuar në polici bashkëshortin e saj shtetas kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së saj.
“Viktimat nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”.

Në Gjakovë është arrestuar një person pasi pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Të gjitha rastet janë cilësuar si dhunë në familje. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera