Lajme

Shqetësuese, 6 persona humbën jetën në aksidente për tri ditë

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 24 July 2018

Numri i aksidenteve në komunikacion e sidomos i atyre me fatalitet është duke u bërë shqetësues në Kosovë.Vetëm nga e shtuna , 6 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Të hënën rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Lajmi.net ka raportuar vazhdimisht për këtë aksident, ku policia ka konfirmuar aksidentin dhe numrin e të vdekurve.

-Advertisement-

Ndërsa, që një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Skenderaj.

Dy të aksidente me pasojë humbjen e njerëzve kanë ndodhur të shtunën. Në Vitomiricë të Pejës, ka vdekur një femër boshnjake, ndërsa që edhe në Mitrovicë ka humbur jetën një mashkull si pasojë e aksidentit në komunikacion.

Për numrin e aksidenteve në komunikacion, sidomos atyre me fatalitet ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila e ka cilësuar si shqetësuese situatën e sigurisë në komunikacion, transmeton lajmi.net.

Policia ka theksuar se përkundër masave të shtuara për rritjen e sigurisë, numri i aksidenteve është shqetësues, duke bërë thirrje nga vozitësit që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës të hënën kanë shprehur shqetësimin lidhur me aksidentet me fatalitet. Ata kanë bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në trafik.

Sipas, policisë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 60 persona kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, por edhe shumë të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera