Lajme

Shqetësohet Iniciativa Ballkanike për Media të Lira me vendimin e MINT-it për mbylljen e Klan Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 29 July 2023

Për Iniciativën Ballkanike për Media të Lira (BFMI), vendimi i MINT-it për t’ia refuzuar ankesën Klan Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit në ARBK, është shumë shqetësues.

Kjo organizatë thotë se ky vendim shënon mbylljen e parë qeveritare të një subjekti mediatik që nga pavarësia e vendit.

“BFMI është thellësisht e shqetësuar nga vendimi i autoriteteve të Kosovës për të pezulluar licencën e TV Klan Kosova, e cila ndikon ndjeshëm në pluralitetin mediatik. Kjo shënon mbylljen e parë qeveritare të një subjekti mediatik që nga pavarësia e vendit, duke ngritur shqetësime të forta”, thuhet në reagimin e BFMI-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera