Opinione

Shqetësimi i një mikut tim që jeton dhe vepron në Gjermani

Autori: Sejdi Godanci 13:54 | 16 January 2020

Po e rifrazoj atë që e ka thënë miku im i nderuar dhe shumë i respektuar:

“Sot isha në një shkollë në qytetin ku jetoj,vetëm në klasën e parë ishin shtatë fëmijë nxënësë shqiptarë,a është kjo shqetësuese për Kosovën?”

Miku im Haxhi,ke shumë të drejtë që je i shqetësuar dhe që bënë pyetjen a është Kosova e shqetësuar?!

-Advertisement-

Miku im jo,Kosova nuk merret fare më këtë dukuri!

Kosova ka probleme tjera.

Kosova vendi cili për momentin ka dy kryeministra atë në shkuarje dhe atë në ardhje!

Kosova që ka presidentin aktual e që nuk po munden me e zgjedh presidentin në ardhje!

Kosova qe e ka kuvendin e që nuk është funksional!

Kosova që ka lider e që nuk e përfaqësojnë askënd!

Kosova që organizon vetëm manifestime për të renit gjatë luftës e që liderët mundohen të duken secili ma popullist se tjetri

Haxhi miku im, ne jemi të dhunuarqë çdo natë jemi të detyruar që t’i dëgjojmë analistet që kemi me bollëk,të dëgjojmë politikanë te cilët nuk e përfaqësojnë popullin por vetëm klanet dhe paramilitarët e tyre partiakë.

Miku im ne kemi shqetësime se si djalin e kryetarit ta bëjmë deputet.

Djalin e kryetarit ta bëjmë fudballer.

Djalin e kryetarit konsull,këto janë shqetësimet tona!

Per neve nuk është shqetësim që truri i kombit ik në mërgim.

Per neve paramilitaret e pdk-se është shqetsim moe formimi i qeverise.

Për neve paramilitarët e LDK-së është shqetësim presidenti i Kosovës në të ardhmen.

Për paramilitarët e VV-së është shqetësim a po takohet Kurti me Thaqin ose a ja dha e sja dha dorën.


Miku im për neve s’është shqetësim as prishja e tokës së bukës.

Për neve është shqetësim ka po shkon autostrada tokën e cilit kryetar po rroke…

Për neve nuk është shqetësim pse zgjerimi i rrugës po e merr ose spo e merr lokalin tim?!

Po shqetësim është apo e merr ose spo e merr lokalin e kojshisë.

Andaj miku im të dëshiroj punë të mbarë e shëndet kudo që je!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera