Shqetësime mbi dënimet e ulta ndaj ushtruesve të dhunës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 09 November 2021
Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon dhunën në familje me gjobë apo burgim deri në tri vjet, ndërsa krimin e përdhunimit me dy deri në njëzet vjet heqje lirie, e madje edhe me burgim të përjetshëm në rrethana të caktuara.
Por, organizatat e shoqërisë civile thonë se kryesit e veprave të tilla penale, që në shumicën e rasteve kryhen ndaj grave në Kosovë, nuk po përballen me dënimin meritor.
Arrita Rezniqi, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se rastet e dhunës ndaj grave përballen me shpërfillje nga institucionet e drejtësisë.
“Në praktikë e shohim se problemi nuk qëndron te ligjet, problemi qëndron te kjo politika ndëshkimore që po aplikohet në këto raste e që në aspekt të përgjithshëm vërejmë se qëllimi i dënimit nuk po arrihet me këto dënime që po shqiptohen. Ne po e shohim çdo ditë se rastet e dhunës në familje po shënojnë ngritje”, thotë ajo.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se përgjatë vëzhgimit të institucioneve të drejtësisë, janë gjetur shkelje pothuajse në të gjitha rastet e dhunës ndaj gruas dhe në tërë zinxhirin e autoriteteve përgjegjëse.
“Kur nuk po kanë një mbikëqyrje nga organizatat e grave por edhe nga organizatat e tjera që merren me monitorim të institucioneve të drejtësisë dhe nuk po ka trysni, po duket se gjyqtarët e prokurorët punën e tyre nuk po e bëjnë siç duhet dhe këto jetëra nuk po trajtohen me seriozitet ndërsa ushtruesit e dhunës po janë të lirë dhe po u krijohet mundësi që këto vepra t’i kryejnë edhe ndaj ndonjë personi tjetër”, thotë ajo.
Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore, thotë se mungesa e dënimeve të duhura si dhe mungesa e programeve rehabilituese e integruese për autorët e dhunës, çon në rritje të saj në shoqëri.
“Nuk e kemi një institut korrektues, nuk e kemi një institut që i pranon ata sepse shumica e dhunuesve në familje janë të përshtatur në norma patriarkale, nuk e dinë se ato janë vepra penale, kanë edhe mungesë të informacionit dhe ndoshta ndonjëri do të mund të riintegrohej në shoqëri, të gjente mbështetje prap në familjen e tij, por së pari do të duhej dënimi e më pastaj programet e caktuara nga shteti ku punohet me ta”, thotë Demolli.
Policia e Kosovës tha se nga muaji janar e deri në muajin shtator të këtij viti 1437 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje.
“Do të duhej të vihej në prioritet të shtetit eliminimi i dhunës, një bashkëveprim i të gjitha institucioneve të drejtësisë por edhe të tjera indtitucione të bashkohen për eliminim të dhunës sepse është alarmante. Do të duhej edhe parlamenti të thërrasë një seancë e të shihet se ku po çalojmë”, thotë Demolli.
Berisha thotë se duhet të ndëshkohen pjesëtarët e sistemit të drejtësisë që vërtetohet se kanë lënë pas dore rastet e dhunës ndaj grave.
“Është me rëndësi që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial të bëjnë punën e vet dhe të jenë më rigoroz te gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk e zbatojnë kornizën ligjore dhe nuk i trajtojnë rastet ashtu siç duhet e sidomos kur jetërat e njerëzve janë në pyetje dhe janë humbur mendojmë që masat duhet të jenë më rigoroze sesa disiplinore, por disa gjyqtarëve e prokurorëve t’u ndalohet edhe veprimi në këtë fushë”, thotë ajo.
“Patjetër se është shumë me rëndësi që të ketë një llogaridhënie më të madhe të gjyqtarëve, një mbikëqyrje të duhur dhe të shihet se si po veprohet në secilin rast konkret”, thotë Rezniqi.
Këshilli gjyqësor i Kosovës pezulloi të hënën një gjykatëse të Gjykatës Themelore në Pejë e cila kishte shqiptuar tetë muaj burgim ndaj një personi të akuzuar për përdhunim të një të miture në qytetin e Gjakovës.
Ky dënim nxiti reagime të shumta të organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, të cilat e cilësuan atë si dekurajim për raportimin, edhe ashtu në shkallë të ultë, të dhunës./VOA
Të tjera
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...