Lajme

Shqelma, grushte, shkulje flokësh: Deputetët rivalë bolivianë përleshen në parlament

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 24 May 2023

Deputetët rivalë bolivianë janë përleshur fizikisht në foltoren e parlamentit, ndërsa një prezantim nga një ministër i presidentit Luis Arce, u zhyt në një mori shkelmash, grushtesh dhe tërheqje flokësh.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën.

Ministri i Qeverisë Eduardo del Castillo, ishte thirrur nga parlamenti për të dhënë një raport mbi burgosjen në dhjetor të Luis Fernando Camacho, guvernatorit konservator të rajonit Santa Cruz, dhe një figurë kryesore opozitare.

-Advertisement-

Ndërsa mbrojti ligjshmërinë e arrestimit, Del Castillo kritikoi parlamentarët nga Creemos, partia e Camacho, duke i quajtur ata “grupe radikale, hajdutë, të dhunshëm që erdhën për të vjedhur kuletat e popullit Bolivian”,  transmeton klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera