Sport

“Shpresoj të luaj sërish me Messin dhe Busquets”, flet mbrojtësi: Cikli te Barça u mbyll

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 08 June 2023

Pas 11 vitesh me skuadrën e Barcelonës, Jordi Alba mbylli në fundin e këtij sezoni aventurën e tij mjaft të suksesshme me blaugranat. Tashmë, mbrojtësi i krahut të majtë ka nisur të vlerësojë opsionet e së ardhmes teksa në një intervistë për “Mundo Deportivo” thekson se e ndjen veten të aftë për të luajtur kudo dhe se në vendimin e tij ndikim të madh do të ketë edhe familja.

“Jam në një moment ku më duhet të vlerësojë mirë çdo ofertë, unë e njoh veten dhe e di se mund të luaj ende në nivele të larta. Megjithatë, një peshë të madhe të vendimin tim do të ketë edhe familja, duhet ta diskutoj të ardhmen me bashkëshorten sepse do të zgjedhim më të mirën për fëmijët.

E kisha të qartë se cikli im te Barça ishte mbyllur, nuk ishte e lehtë por mendoj se ishte zgjedhja e duhur për mua dhe për vetë klubin. A mund të bashkohem me Messin dhe Busquets? Do të më pëlqente të luaja me ata të cilët kam kaluar një periudhë të gjatë me Barcelonën, por në fund gjithkush sheh interesin e tij.

-Advertisement-

Sinqerisht, unë nuk e kam idenë se çfarë do të bëj Messi dhe Busquets. Unë do të zgjedh atë që më intereson për veten dhe për familjen, shpresoj që një ditë të luaj sërish përkrah tyre, por e di se është e vështirë”, u shpreh Alba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera