Lajme

“Shpresoj që pyetja nuk vjetërohet deri pasdite”, Kurti ironizon me gazetarët gjatë vizitës te Dogana

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 12 August 2022

Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit të gazetarëve gjatë konferencës për media në Doganën e Kosovës.

Ai ka ironizuar me insistimin e gazetarëve për t’i bërë pyetje dhe i ka udhëzuar ta kontaktojnë zëdhënësin e qeverisë raporton Gazeta Express.

“Ju kërkojmë falje se na duhet të shkojmë, Përparim Kryeziu ësht zëdhënësi, ai mund të ju tregojë se ku jemi pasdite shpresoj që nuk është një pyetje që vjetërohet pasdite, pra ju tregon Përparim Kryeziu ku jemi pasdite tek prodhuesit e biznesit vendor”, tha Kurti teksa u largua së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera