Lajme

Shpresë për Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 02 April 2019

Auç! ‘Shuplakën osmane’, që Erdogan e kishte premtuar për kundërshtarët e tij, e mori vetë ai. Dhe çfarë shuplake.

Në zgjedhjet lokale, opozita pushtoi shumë prej këshillave bashkiakë.

Në të ardhmen, socialdemokratët e CHP do të qeverisin jo vetëm kryeqytetin, Ankaranë, por edhe Stambollin, një nga metropolet më të mëdha në botë. Në të dy qytetet jetojnë më shumë se 20 milionë njerëz, një e katërta e të gjithë turqve.

-Advertisement-

Një humbje personale për njeriun që aspironte të bëhej sulltan, që bëri fushatë kundër Perëndimit, madje shfrytëzoi edhe terrorin e tmerrshëm në Zelandën e Re për qëllimet e tij.

Por kjo nuk pati vlerë për asgjë.

Shumë votuesve u ka ardhur në majë të hundës me autokracinë e Erdoganit, politikën e pamëshirshme të pushtetit, censurën ndaj medias, kaosin administrativ pas ‘spastrimeve’ të tij.

Fillimi i fundit të erës së Erdogan? Për një prognozë të tillë është shumë herët akoma. Por një gjë është e sigurt: Shpirti i demokracisë është akoma gjallë në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera